Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e festivalit “Bukë e Zemër”, një ngjarje që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të njohur ndërkombëtar nga Europa, Azia, Amerika Veriore dhe Jugore.
Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se sot është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët sespe është festa e Kurba Bajramit. Kryeministri theksoi se Shqipëria prodhon më shumë arkitektë sesa Europa.
“Ju uroj mirëseardhjen këtu në Tiranë, në një Shqipëri që sot prodhon arkitekturë më shumë sesa Evropa bashkë.
Sot këtu nisim një aventurë të re për të krijuar një hapësirë në formë shpirtërore. Duhen dëgjuar arkitektët.
Të dëgjosh arkitektët e vërtetë është një formë e jashtëzakonshme edukimi në politik bërje. Është tu hedhësh një sy atyre mënyrave për të marrë vendime.
Kemi gjetur një emër për hapësirën që kemi nisur të krijojmë, festivali “bukë e zemër”, gjetëm edhe një moto, sillni edhe pak kripë ju lutem”, tha Rama.