Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social ka publikuar raportin gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism.
Rama shprehet se Shqipëria kryeson sërish në rritjen e flukseve turistike në Europë, me +136% krahasuar me periudhën para-pandemike. Kryeministri thekson se Shqipëria mori pjesë në këët takim si anëtare me të drejta të plota.
“Një tjetër konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit, i mbështetur në vizionin e turizmit të qëndrueshëm, që ishte edhe fokusi i diskutimeve gjatë mbledhjes së #CEU si pjesë e Deklaratës së Bakusë dhe Shqipëria ishte aty, jo vetëm për të dëgjuar, por për të ndarë eksperiencën e saj si një histori suksesi që frymëzon”, shkruan Rama.









