Edhe sot mijëra protestues janë mbledhur para kryeministrisë në ditën e 13-të të protestës kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Një nga protestueset gjatë fjalës së saj përshëndeti aksionin e sotëm të SPAK, i cili ka goditur dy grupe kriminale të cilët këta të fundit ushtronin aktivitetin e tyre të gjërë në fushën e narkotikëve dhe ndërtimit.
“Mbështesim operacionet dhe hetimet e SPAK. Kam edhe një lajm tjetër për ju. Së shpejti SPAK po përgatit dhe do dorëzojë një kërkesë të dytë në Parlament për arrestimin e Belinda Ballukut. Ndaj të gjithë të jemi këtu të bashkuar dhe të mos dorëzohemi, të shkojmë te Parlamenti dhe të kërkojmë që të votohet”, tha protestuesja.
Revoltë para Kryeministrisë/ Protestuesit: Poshtë patronazhistët, burgu për burrat është!









