-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rei Manaj rikthehet në stërvitje, rrit shanset për sfidën me Serbinë

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare mori një lajm pozitiv në seancën stërvitore të djeshme, ku sulmuesi Rei Manaj u bashkua përsëri me skuadrën pas një periudhe mungese për shkak të gripit. Manaj kishte kaluar disa ditë në pushim për t’u rikuperuar plotësisht dhe madje bëri një kontroll mjekësor të specializuar në kryeqytet. Rikthimi i tij në fushë është sinjal i qartë se futbollisti do të jetë në dispozicion për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë.

Trajneri Silvinho po punon në përpilimin e formacionit dhe përballet me disa dilema në repartin e mesfushës dhe mbrojtjes. Në krahun ofensiv, vendi pritet të ndahet mes Arbër Hoxhës dhe Nedim Bajramit, ndërsa në sulm Broja dhe Asani pritet të jenë titullarë. Në mbrojtje, Mitaj, Gjimshiti dhe Balliu duket se kanë shanse të mëdha për të nisur ndeshjen, ndërsa vendi i fundit në prapavijë do të luftohet mes Ajetit, Kumbullës dhe Ismajlit. Portieri Strakosha do të mbrojë portën e kuqezinjve.

Rikthimi i Manajt është një frymëzim për skuadrën, teksa Shqipëria përgatitet për një përballje të fortë dhe vendimtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit