Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët për festën e Kurban Bajramit.
Osmani ka theksuar se Kurban Bajrami është më shumë se një festë fetare, është një shprehje e solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, duke na kujtuar rëndësinë e sakrificës dhe ndihmës së ndërsjellë.
“Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, shëndet dhe begati në çdo shtëpi. Le të jetë Kurban Bajrami një burim frymëzimi për më shumë mirësi, dhembshuri dhe harmoni në shoqërinë tonë”, u shpreh Osmani.









