Mbrëmjen e djeshme shpërthime të fuqishme ka ndodhur në Kiev. Rusia nisi një sulm me raketa dhe dronë mbi kryqytetin ukrainas. Si pasojë katër persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur.
Kreu i komandës ushtarake të qytetit të Kievit, Timur Tkachenko akuzoi Rusinë për goditjen e zonave të banimit me sulmin me dron, duke thënë se një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen Solomiansky të Kievit u dëmtua.
Ai tha se një zjarr shpërtheu në një pallat apartamentesh në një zonë perëndimore, duke shtuar se fragmente nga dronët u gjetën në tre zona.









