Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në Allias, Tiranë. Sipas burimeve, i plagosuri 31-vjeçar dhe autori Korado Teodori janë komshinj me njëri-tjetrin. Dyshohet se Sandrino Baci 31 vjeç i ka ngacmuar bashkëshorten autorit.
Si pasojë Teodori e ka ruajtur për disa minuta Bacin në banesë dhe kur ai ka dalë e ka ndjekur deri tek rruga. Më pas ka nisur debati me tone të ashpra, pasi i plagosuri ka mohuar që i ka ngacmuar bashkëshorten Teodorit.
Pas disa minutash Teodori e ka plagosur Bacin në armë në pulpën e këmbës dy herë dhe më pas është larguar. Ndërsa policia ka sekuestruar kamerat dhe po vijon punën për arrestimin e autorit.