Mëngjesin e sotëm një makinë tip Opel është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Makina është djegur pas një përplasje zinxhir mes katër automjeteve.
Raportohen vetëm dëme materiale. Ndërsa policia po punon për të zbuluar shkakun, deri tani dyshohet nga shkëndijë elektrikë.