Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar 10 të tjerë. 31-vjeçari me iniciale D.I., dhe J. Ll., 29 vjeç u arrestuan pasi akuzohen për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Gjithashtu u proceduan edhe 10 persona në tjerë.
Në vijim të veprimeve u arrestua edhe B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 kosovarë me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Ndërkohë dy kosovarët u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.









