Presidenti Vladimir Putin do të mbajë javën e ardhshme një mbledhje të zgjeruar të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, në një moment tensioni pas sulmeve me dron ndaj bazave ajrore ruse nga forcat ukrainase më 1 qershor. Lajmi u bë i ditur nga gazetari Pavel Zarubin, i cili tha se mbledhja pritet me shumë interes.
Putin do të zhvillojë gjithashtu takime me pjesëmarrës të programit “Koha e Heronjve”, do të ndajë medalje për Ditën e Punonjësit Mjekësor më 15 qershor dhe do të përgatitet për Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.
Pas sulmeve ukrainase, Rusia ka nisur goditje të reja ndaj Ukrainës, duke i cilësuar ato si hakmarrje për “sulmet terroriste të Kievit”. Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë se sulmet ruse mund të shtohen në ditët e ardhshme.