Ditën e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjeshtuar kalime të pakta të vranësirave të larta transparente kryesisht nga orët e mesditës në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/s.
Valëzimi në dete do të shkojë nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 38 gradë celsius.