Në fshatin Val të Martaneshit janë raportuar mbi 150 krerë bagëti të ngordhura në një fermë private. Dyshohet se shkak është bërë murtaja e ruminantëve të vegjël.
Shërbimi veterinar i Dibrës ka kryer inspektim në terren dhe ka marrë mostra që janë dërguar për analizë në Tiranë. Pritet konfirmimi zyrtar për shkakun e ngordhjes.
Ferma është në pronësi të blegtorit Bajram Mata, ndërsa autoritetet kanë nisur monitorimin për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.








