-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët pa dokumente nxisin rebelim në Los Anxhelos

Kryesoret

Tensionet në Los Anxhelos nuk po zbuten, pas tre ditësh protestash kundër arrestimeve masive të emigrantëve pa dokumente. Përplasjet me policinë janë intensifikuar, ndërsa Garda Kombëtare ka rrethuar ndërtesat qeveritare dhe marinsat janë në gatishmëri.

Protestuesit kundërshtojnë operacionet e ICE, ndërsa qeveria federale ka reaguar me forcë. Përdorimi i gazit lotsjellës, plumbave plastikë dhe shpallja e “mbledhjeve të paligjshme” nga policia kanë ndezur edhe më tej zemërimin publik. Janë raportuar automjete të djegura dhe përplasje të drejtpërdrejta me policinë.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka akuzuar presidentin Trump për përshkallëzim të situatës dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij, ndërsa ka premtuar mbështetje për protestuesit paqësorë dhe forcat e rendit që respektojnë ligjin.

Ndërkohë, autoritetet lokale theksojnë se pjesë e protestave janë bërë edhe grupe të organizuara me qëllime të dhunshme, duke vënë në rrezik sigurinë publike dhe strukturat demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit