Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë sot vendim mbi kërkesat e Partisë Demokratike dhe liderit të saj Sali Berisha për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve parlamentare në qarkun e Shkodrës, ku PD fitoi me diferencë të ngushtë.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i kërkesës për qarkun e Fierit, ku PD dhe grupimi i Berishës pësuan një humbje të thellë në zgjedhjet e 11 majit.
Deri më tani, KQZ ka rrëzuar kërkesa të ngjashme për përsëritje zgjedhjesh në katër qarqe të tjera të vendit. Vendimi i sotëm pritet me interes, veçanërisht për qarkun Shkodër, që konsiderohet bastion i rëndësishëm elektoral për opozitën.