Mark Rutte sot theksoi nevojën për rritje të mbrojtjes perëndimore me qëllim parandalimin e kërcënimeve në rritje kundër NATO-s.
Rutte gjatë deklaratës së tij lëshoi paralajmërim se Rusia mund të jetë gati që të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë viteve të ardhshme.
“Le të mos gënjejmë veten. Tani të gjithë po shikojmë nga krahu lindor. Rusia mund të jetë gati të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë viteve të ardhshme”, tha Rutte.