Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për ndeshjen që u mbyll pa gola mes Shqipërisë dhe Serbisë. Artan Shyti profesor u shpreh i zhgënjyer nga pertformanca e kombëtares. Ai tha se këtë ndeshje mund ta kishim fituar.
“Ishte mundësi për ta fituar. Na duhej në shumë plane fitorja, për ca pikë të rëndësishme që mund të na shërbenin kundër Serbisë që janë kundërshtarët tanë në grup. S’më pëlqeu sepse mund të ishte menaxhuar më mirë ekipi. Nuk ishin këto mundësitë tona maksimale. Pastaj le të themi që nota pozitive është organizimi. Për mua disa lojtarë ishin më të emocionuar seç duhej, ishte e kuptueshme. Kisha pritshmëri më të larta në planin personal sportiv. Ky është emisioni i vetëm që bëhet pas ndeshjes, sot është më objektive për t’u diskutuar. Rezultati nuk ishte ai që donim ne, mund ta kishim fituar. Pjesa tjetër – spektatorët, organizatorët, forcat e rendit – ishte një plus për Shqipërinë se kjo ndeshje ishte porta e një ndeshjeje”, tha Shyti.