Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot është thirrur për t’u paraqitur në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me kallëzimin e bërë për shpifje nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Çështja lidhet me akuzat që ka bërë vetë Berisha ndaj gjyqtares, por edhe me ato të vajzës së tij, Argita Berisha vitin e kaluar, se Gjoka kishte marrë ryshfet 500 mijë euro nga një eksponent i PS-së.