-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Austri, reagojnë familjarët e vajzës nga Kosova: Lutemi për shpirtin e mbesës

Kryesoret

Mes 10 viktimave nga sulmi në shkollën në qytetin e Grazit në Austri ishte edhe një vajzë nga Kosova, Lea Bajrami. Lidhur me ngjarjen ka reaguar kryetari i komunës së Vitisë, si dhe familjarë të saj.

Muhabi Bajrami në rrjetin e tij social ka njoftuar humbjen e mbesës së tij. Ai thotë se ky moment është shumë i vështirë për familjen.

“Me zemër të thyer dhe me dhimbje të madhe njoftojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit se mbesa jonë, Lea Ilir Bajrami, humbi jetën tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz të Austrisë. Lutemi për shpirtin e saj dhe shprehim falënderime për të gjithë ata që ndajnë dhimbjen tonë në këto çaste të vështira”, shkroi Bajrami.

Tragjedia në shkollën në Austri, mes viktimave, vajza 15-vjeçare shqiptare nga Vitia

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit