-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në shkollën në Austri, mes viktimave, vajza 15-vjeçare shqiptare nga Vitia

Kryesoret

Nga sulmi në një shkollë në qytetin e Grazit në Austri, kanë humbur jetën 10 persona. Mes tyre është edhe një vajzë nga Kosova.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka konfirmuar këtë në rrjetin e tij social. Haliti shpreh ngushëllimet për familjen e Lea Bajramit, një vajzë e vogël nga komuna e Vitisë.

Mediat lokale raportojnë se autori i sulmit një ish nxënës i shkollës është arrestuar dhe po merret në pyetje.

Postimi i plotë:

E nderuara familje Bajrami

Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Leas nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri.

Kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve thellësisht. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne

Poashtu i shpreh ngushëllime edhe mikes time,kryetares së Grazit Elke Kahr

Në emër të Komunës së Vitisë dhe të qytetarëve tanë, ju shpreh ngushëllimet tona të thella për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin tuaj, ku për fat të keq humbi jetën edhe një vajzë e re nga komuna jonë së bashku edhe me 9 fëmijë të tjerë.

Jemi të vetëdijshëm për sfidat që sjell një akt i tillë i dhunës dhe ndajmë me ju dhe qytetarët e Grazit dhimbjen e kësaj tragjedie. Vlerësojmë reagimin tuaj institucional dhebangazhimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve, pa dallim prejardhjeje.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit