Një 58-vjeçar shqiptar, Fatos Cenaj është gjetur i plagosur me një plumb në kokë në një fshat të Italisë. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Prokuroria e Padovës ka një pistë të re, ku një mjek ligjor do të caktohet për të kryer analiza mbi plagët në kokë dhe trajektoren e të shtënave.
Sipas skanerit të kryer në spital, shqiptari kishte dy plagë, një në hyrje dhe një në dalje.
Plumbi ka hyrë pas veshit dhe ka dalë nga balli. Por gëzhoja mungon dhe për këtë arsye arma ende nuk është përcaktuar, nuk dihet nëse është pistoletë apo pushkë gjuetie.
Motivi është ende i panjohur, nuk përjashtohet që 58-vjeçari të jetë goditur aksidentalisht nga një plumb qorr i qëlluar nga dikush që po testonte një armë. Gjithashtu nuk përjashtojnë pritën për hakmarrje dhe për shkak të mërive të vjetra të lidhura me profesionin e tij të vjetër.