Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare në SHBA, Tulsi Gabbard, ka paralajmëruar një “holokaust bërthamor”.
Gabbard me anë të një video të postuar në rrjete sociale tregon për vizitën e saj në Hiroshima të Japonisë, ku mësoi më shumë rreth pasojave të sulmit bërthamor amerikan ndaj qytetit në vitin 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Videoja përmban pamje nga udhëtimi i saj, ndërsa Gabbard foli direkt për pasojat e një sulmi bërthamor. Ajo paralajmëron se armët bërthamore të sotme janë shumë më të fuqishme se ato të vitit 1945 dhe se “një armë bërthamore sot mund të vrasë miliona njerëz brenda pak minutash.”
“Ky është realiteti me të cilin po përballemi tani,” thotë Gabbard në video. “Sepse ne jemi më afër shkatërrimit bërthamor sesa kurrë më parë, dhe politikanët që duan luftë po shtojnë frikën dhe tensionet mes vendeve bërthamore.” Ajo sugjeron se njerëzit e fuqishëm janë të sigurt se do të kenë strehë bërthamore dhe se nuk do të preken nga pasojat.
“Është puna jonë, e njerëzve, që të flasim dhe të kërkojmë fundin e këtij çmendurie. Duhet të refuzojmë rrugën drejt luftës bërthamore dhe të punojmë për një botë ku askush të mos jetojë në frikë nga holokausti bërthamor,” vazhdon ajo.