Mamaja e 14-vjeçarit, Martin Canit i cili u vra në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë është shprehur e tronditur nga pamjet që janë publikuar nga mediat gjatë sherrit mes të miturve.
Florina Cani ka thënë se ajo së bashku me bashkëshortine saj do e kthejnë katin e parë të shtëpisë së tyre në një muze. Ajo theksoi se përmes muzes, Martini do të qëndrojë i gjallë përmes kujtimeve.
“Po bëjmë një muze në kat të parë të shtëpisë tonë, me të gjitha kujtimet e Martinit. Nëse dikush do të pijë një çaj, kafe, ujë dhe të shohë sa fëmijë inteligjent ka qenë Martini. Nëpërmjet fotove, të gjitha ato cilësi që kishte, kthehet në simbol për fëmijët e tjerë. Të mos ndodhin më gjëra të tilla. Ia ruaj me fanatizëm të gjitha sendet e veta. Tani kemi marrë projektin dhe kush dëshiron të kontribuojë, është i mirëpritur”, tha Florina Cani në emsionin Opinion në Tv Klan.