Shirat e rrëmbyeshëm në Afrikën e Jugut lindor ka sjellë pasojë të rënda si në numrin e viktimave dhe në dëme materiale.
Numri i viktimave është rritur dhe ka shkuar të paktën në 9 persona. Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë fëmijët e zhdukur pasi autobusi i tyre shkollor u rrëmbye nga ujërat e përmbytjes.
Mediat lokale raportojnë se të paktën 10 fëmijë janë të zhdukur. Ndërsa zëdhënësja e Autoriteteve Provinciale, Huselua Radye, i tha AFP-së se nuk e dinte sa fëmijë ose të rritur ishin në autobusin e shkollës.
Gjithashtu Shërbimi Meteorologjik i Afrikës së Jugut ka parashikuar se kushtet esktreme të motit dimëror do të vazhdojnë të paktën deri në mesin e javës.