-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditet banda shqiptare në Itali, 12 të arrestuar dhe sekuestrohen mbi 423 kg kokainë

Kryesoret

Një operacion policor në Itali ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare të dedikuar për trafikimin e kokainës, marijuanës dhe heroinës, me degë në Abruzzo, Lombardi dhe Shqipëri.

Gjatë operacionit u arrestuan 12 persona dhe u sekuestruan mbi 423 kilogramë narkotikë. Grupi vepronte kryesisht në Abruzzo, me seli në Montesilvano dhe Città Sant’Angelo , por kishte edhe degë në Lombardi, Milano, Brescia dhe Vareses, si dhe në Shqipëri.

Rrjeti kriminal ishte i përfshirë në të gjitha fazat e trafikimit nga blerja te prodhimi, deri te shpërndarja në tregun e paligjshëm.

Kokaina importohej nga Lombardia nëpërmjet furgonëve me qira, ndërsa marijuana kultivohej në një depo industriale në Piadena Drizzona (Cremona), e përdorur si serë për
kultivimin dhe përgatitjen e substancës.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për të identifikuar çdo anëtar tjetër të organizatës dhe për të mbledhur prova të mëtejshme për të parandaluar aktivitetet e paligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit