Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës në fshatin Zharrëz të Patosit, pas një sherri ku u përfshi dhe babai i tij.
Sipas Policisë, pas një konflikti Dh. N. 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë A. N.
A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.