-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori izraelit reagon pas sulmit: Kërcënimi iranian mori kthesë dramatike

Kryesoret

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon ka folur rreth sulmit që vendi i tij ndërmori gjatë natës kundër objektivave iraniane.

Danon gjatë një deklarate nga selia e OKB-së i cilësoi sulmet si një veprim i domosdoshëm përballë kërcënimeve që sipas tij vijnë nga Irani.

“Gjatë muajve të fundit, kërcënimi iranian ka marrë një kthesë dramatike,” tha ai.

Sipas tij, Irani ka material të mjaftueshëm për të prodhuar armë bërthamore të shumta.

“Vepruam për të mbrojtur qytetarët tanë,” tha Danon.

“Nuk do të qëndrojmë të heshtur ndërsa populli ynë bëhet shënjestër – jo më, kurrë më. Fjalët boshe nuk do ta ndalin Iranin. Izraeli do ta ndalë.”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit