-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndeshja Angli-Shqipëri në Beograd, Vuçiç: Federata serbe s’i rezistoi presionit

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është kundër vendimi të federatës serbe që ndeshja Angli- Shqipëri të luhet në Beograd. Në fillim ndeshja ishte menduar që të luhej në qytetin e Leskovac. Vuçiç tha se federata ka rënë pre e presionit, sidomos për ndeshjen me Anglinë.

“Federata e Futbollit dhe të tjerët nuk arrijnë të përballojnë as 5 minuta presion nga Ambasada Angleze apo palë të tjera, që kërkuan zhvillimin e ndeshjes në Beograd. Pas dy ditëve presion, ata ndryshuan stadiumin, edhe pse ishte vendosur të luhej në Leskovac. Njerëzit e Leskovacit nuk kanë më pak vlerë se ata në Beograd. Madje, mendoj që edhe pse do të vijë Anglia, në stadiumin Marakana do të ketë vetëm 300 tifozë, sepse Beogradi nuk do t’ia dijë”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit