Sulm izraelit në shkallë të gjerë kundër Iranit duke synuar objektet bërthamore, përfshirë objektin nëntokësor të Natanzit ka lënë deri tani 78 të vdekur dhe 329 të plagosur. Midis tyre ishin komandantë të lartë dhe shkencëtarë iranianë.
Donald Trump po e kërcënon hapur Teheranin , duke folur për një “goditje shumë të rëndë” dhe “shumë të tjera që do të vijnë”.
Izraeli po mbyll ambasadat e tij në mbarë botën si një masë paraprake sigurie për shkak të frikës nga hakmarrja iraniane.
Forcat ushtarake dhe shërbimet diplomatike në të dy vendet janë në gatishmëri, me Lindjen e Mesme një hap larg një konflikti të përgjithësuar.
Sipas CNN, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të flasë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, më vonë gjatë ditës.