Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqç deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian është “vendim politik” dhe jo çështje merite.
“Njerëzit në Evropë flasin vazhdimisht për një qasje të bazuar në meritë, me formulime të tilla. Por, kështu s’ka ndodhur asnjëherë”, tha Vuçiç.
Ai theksoi se për Serbinë pengesa kryesore në këtë rrugë mbetet mosgatishmëria për të njohur pavarësinë e Kosovës.
“Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç.