Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Çiflig në qarkun e Korçës.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe një person ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar drejt spitalit të Korçës dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën.
Ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.