-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha për sulmet Iran-Izrael: Diktatura teokratike e Ajatullahëve të Teheranit drejt fundit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjet që ka nisur ditët e fundit mes Izraelit dhe Iranit.

Berisha shprehet se diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar. Ai thotë se ky fund është një fitore për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme.

Postimi i plotë:

Diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar!
Të dashur miq, goditjet në zemër të regjimit nga forcat ajrore izraelite të mbështetura nga SHBA, asgjësimi i elitës terroriste të Gardës dhe të ushtrisë së Ajetullahëve, sistemeve mbrojtëse dhe impianteve bërthamore dhe objekteve të tjera strategjike, po çojnë drejt fundit të merituar regjimin diktatorial, obskurantist, luftënxitës e destabilizues të Teheranit.
Partia Demokratike beson se fundi sa më i shpejtë i regjimit obskurantist të Ajetullahëve, armik i egër i kombit iranian dhe lirive të tij, shënon çlirimin e këtij kombi të madh dhe një fitore të vërtetë për paqen dhe bashkëpunimin në Lindjen e Mesme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit