Policia e Kurbinit ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili dyshohet për dy vjedhje të kryera në qytetin e Laçit. 26-vjeçari Françesko Doçi, banues në Laç u arrestua në momentin që po tentonte të largohej me automjetin tip “Mercedes-Benz” me qëllim shitjen e tij në një qark tjetër.
Sipas hetimeve rezultonte se ai me datë 13 qershor kishte thyer xhamin e një automjeti tjetër, në pronësi të B. K., të parkuar në Laç, dhe kishte vjedhur disa sende në brendësi të tij.
Ndërsa meterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.