-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina merr flakë në Levan-Tepelenë, familja shpëton mrekullisht

Kryesoret

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Levan–Tepelenë, pranë vendit të njohur si “Kthesa e Fratarit”, ku një automjet u përfshi nga flakët ndërsa në të udhëtonte një familje me dy fëmijë të vegjël.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit kishte dëgjuar një zhurmë të fortë në pjesën e poshtme të makinës dhe ka ndaluar menjëherë në anë të rrugës. Ai arriti të nxjerrë me shpejtësi bashkëshorten dhe dy fëmijët, vetëm pak çaste para se automjeti të përfshihej plotësisht nga flakët.

Në vendngjarje ndërhyri shërbimi zjarrfikës, i cili arriti të shuajë zjarrin, por automjeti u dogj plotësisht. Për disa minuta, rruga u bllokua, duke shkaktuar trafik dhe panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt teknik, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati të lënduar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit