Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar amerikanët të mos udhëtojnë për në Izrael. Gjithashtu u këshillon amerikanëve të mos udhëtojnë në Bregun Perëndimor dhe Gaza. DASH u rekomandon qytetarëve amerikanë që të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndërmarrin hapat e duhur për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për sigurinë
“Situata e sigurisë në Izrael, përfshirë Tel Avivin dhe Jerusalemin, është e paparashikueshme, dhe qytetarëve amerikanë u kujtohet të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndërmarrin hapat e duhur për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për sigurinë, pasi incidentet e sigurisë, duke përfshirë zjarret me mortaja dhe raketa, si dhe ndërhyrjet dhe raketat e UAV-ve të armatosura, mund të ndodhin pa paralajmërim”, thuhet në njoftimin e përditësuar për udhëtime.