Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro projektligjin e dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për menaxhimin e energjisë në ndërtesa.
Para votimit u mor një pushim ku do të mblidhej numri për korum. Më pas nga 73 deputetë vetëm Dash Sula ka votuar kundër dhe ishte i vetmi që mbeti në sallë nga opozita.
Kështu me 72 vota pro u kalua projektligji me shumicë të thjeshtë votash.