-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Tabaku: Jemi larg ‘pasaportës europiane’

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës së aaj në Kuvend u shpreh se rruga drejt BE po trajtohet më shumë si ushtrim formal.

Tabaku tha se rruga drejt Bashkimit Evropian prek jetën e përditshme të qytetarëve. Sipas saj Shqipëria është shumë larg pashaportës europiane.
Tabaku tha se procesi i integrimit duhet të jetë për shqiptarët dhe jo për fasadë politike.

Ajo u shpreh se sipas të dhënave të OECD-së, Shqipëria renditet e fundit në rajon në shumicën e treguesve kryesorë.

“E kuptoni sa larg ndodhet Shqipëria nga “pasaporta europiane”? E kuptoni sa prapa jemi në standardet e demokracisë, kur nuk arrijmë dot të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Kur sistemi i prokurimeve publike është jo transparent, jo eficient dhe aspak profesional?

Dhe në këto kushte, kur miratohen ligje që trumbetohen si të parat në rajon, pyesim: A duam një proces integrimi për ndryshime në letër apo për ndryshime për qytetarët? A duam ta përmirësojmë ekonominë apo thjesht të plotësojmë kritere në lista për të mashtruar se kemi bërë progres?

Opozita përpiqet të sjellë ndryshimin pikërisht për këtë arsye. Në çdo platformë dhe mundësi, ne ngremë zërin për standardet e munguara – në zgjedhje, në gjykata, në drejtësi, në prokurime publike, në të drejtat e njeriut.

Shqipëria është e fundit në rajon – kjo nuk është thënë nga opozita, por nga çdo raport ndërkombëtar. Faqen e Shqipërisë nuk e njollos opozita. Faqen e Shqipërisë e njollosin ata që kanë pasur mundësi të ndryshojnë vendin dhe nuk e kanë bërë.”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit