-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Në kujtim të Gentianës”/ Komuniteti italian homazhe për shqiptaren që u vra nga ish-bashkëshorti

Kryesoret

Komuniteti italian ka kryer homazhe në nder të 45-vjeçares shqiptare Gentiana Hudhra, e cila u vra nga ish bashkëshorti i saj.

Stoli ku u ul Nikolaq Hudhra pasi vrau me thikë ish gruan është shndërruar në ngjyrë të kuqe me mbishkrimin “Në kujtim të Gentianës”.

Kryetari i bashkisë Mauro Sclavi dhe administrata bashkiake, në marrëveshje me krerët e grupeve të këshillit, pas vrasjes së grave, kanë vendosur të promovojnë një demonstratë për të kujtuar Gentianën dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik.

Nesër në mbrëmje në orën 21:00 në Piazza della Libertà, do të mbahet një demostratë kundër dhunës së grave me titull “Për Gentianën”. Procesioni do të mblidhet dhe do të formohet, duke lëvizur përgjatë Via Filelfo, Piazza Martiri Montalto, Via Parisani, Via Tambroni drejt Viale Benadduci.

Në orën 21:30 në Viale Benadduci do të ketë fjalime institucionale nga autoritetet. Gjithashtu nesër pritet edhe vlefshmëri e masës së arrestit për 55-vjeçarin Nikollaq Hudhra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit