Një 35-vjeçar në lagjen “Pavarësia” të Vlorës dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesën ku jetonte. Pas ndihmës së parë mjekësore, ai u transportua në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar.
Në vendin e ngjarjes u sekuestrua arma, një pistoletë tip Glock. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.