-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë skenarësh po shqyrton Trump? Breshëri nga Izraeli, Irani: Sonte surpriza e madhe

Kryesoret

Pikat kryesore të ditës së 5-të që Lindja e Mesme është “në zjarr”;

  • Ndërhyrja e Trump: ” E dimë se ku fshihet Khamenei, ai është një shënjestër e lehtë”, shkroi Presidenti i SHBA-së në një postim dhe i bëri thirrje “Udhëheqësit Suprem të dorëzohet pa kushte”

  • SHBA-të zhvendosën bombarduesit B-52 në bazën Diego Garcia në Oqeanin Indian – Një takim urgjent i Trump me ekipin e sigurisë kombëtare u mbajt gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë.

  • Ne do të luftojmë kundër Izraelit, jemi në koordinim me Teheranin, thonë Huthët.

  • Valë e re sulmesh me raketa nga Irani dhe përgjigje e menjëhershme nga Izraeli. 60 luftëtarë godasin zemrën e vendit raportuan forcat e armatosura izraelite.

Sipas mediave iraniane “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe, një surprizë që bota do ta kujtojë për shekuj me radhë”.

Takimi i Shtëpisë së Bardhë, i kryesuar nga Donald Trump mbi luftën Izrael-Iran, përfundoi pas një ore e 20 minutash, u tha gazetarëve një zyrtar amerikan.

Zyrtarët amerikanë i thanë gazetës Times of Israel se Trump po i mban të gjitha opsionet në tryezë ndërsa këmbëngulin se SHBA-të nuk kanë ndërhyrë deri më tani.

Opsioni më i mundshëm që Trump po shqyrton do të ishte përdorimi i bombave amerikane kundër objekteve bërthamore nëntokësore të Iranit në Fordow.

Bombat depërtuese të armaturës në arsenalin e Izraelit nuk mund të arrijnë thellësinë ku besohet se ndodhen objektet, 90 metra nën sipërfaqen e tokës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit