Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Durrës, Jola Hysaj ka shprehur se rinumërimi i votave sot ishte thjesht një farsë elektorale.
Me anë të një postimi, Hysaj thotë se Celibashi sipas saj bënte të habiturin për fletët që u futën në kuti. Ajo shprehet se Celibashi ka thënë që asgjë nuk është e paligjshme.
Postimi i plotë:
Kali i bardhë i Celibashit
Më kujtohet ajo historia e njohur për një zotëri që u tregonte njerëzve një “kalë të bardhë” që nuk ekzistonte dhe çuditërisht, shumë e besonin.
Sot, të njëjtën ndjesi të lë edhe z. Celibashi. Na thotë me krenari se zgjedhjet ishin sipas “standardeve europiane”, por në të njëjtën frymë bën të habiturin për fletët që u futën në kuti tufa-tufa si zerdeli.
Dhe më e bukura? Prapë na del që procesi nuk prishet, sepse Zeqineja me shoqe paskësh punuar fort. Sipas Celibashit, asgjë s’është e paligjshme. As kutitë e mbushura. As turpi. As heshtja.
Por të gjithë e dimë: ajo që shohin njerëzit është një farsë. Kali i bardhë nuk ekziston. Dhe shqiptarët nuk janë më ata që i besojnë përrallave.