Nga sulmet ruse me dronë dhe raketa ndaj Kievit janë vrarë 14 persona, përfshirë një amerikan, si dhe 44 të tjerë janë plagosur.
Zyrtarët thanë se forcat ruse kanë kryer sulmin me raketa dhe dronë duke shënjestruar disa qarqe të kryeqytetit ukrainas.
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko tha se nëntë persona janë plagosur në qarkun Sviatoshinski dhe 11 të tjerë në Solomianski. Ndërsa Rusia raportoi se mbrojtja e saj ajrore ka zmbapsur dy dronë ukrainas që ishin nisur drejt Moskës.