-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bislimi: Prokuroria më mori në pyetje që të bënte lajm media

Kryesoret

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në cilësinë e dëshmitarit për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore. Bislimi nuk pranoi të fliste për mediat, por ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Nisur nga fakti se hyrja e ndërtesës ku u mbajt intervista ishte vërshuar nga portalet, gjë që nuk ndodh më raste të tjera kur ftohen dëshmitarët dhe nga përvoja e nxjerrjes në media të lajmit për intervistim saktësisht kur po zhvillohej takimi trelateral i dialogut në Bruksel, del i pashmangshëm përfundimi se qëllimi parësor i kësaj interviste ka qenë prodhimi i lajmit medial, ku eksponentë të qeverisë bëhen pjesë e titujve bashkë me termin ‘skandal’.

‘Skandal’ që origjinën nuk e ka as në Ministri të linjës e as në Prokurori, por te eksponentë të medias. Kjo e vendos prokurorinë në një perspektivë jashtëzakonisht negative karshi përgjegjësive që ka dhe orientimit që ka zgjedhur të ndjekë. Do të ishte me interes të shumëfishtë që kjo qasje të rishikohet”, shkroi Bislimi ndër të tjerash në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit