Flamur Ruçi është afrimi i radhës tek Egnatia në këtë merkato vere. Ky lajm është konfirmuar nga klubi i Bylisit.
“FK Bylis njofton arritjen e marrëveshjes, për transferimin e mesfushorit Flamur Ruçi te kampionët e Egnatias. Pas pesë viteve kontribut në klubin tonë, një vit aktivizim me moshat dhe katër vite në ekipin e parë, Ruçi sot nis një eksperiencë të re. Beratasi kishte edhe dy vite kontratë me skuadrën tonë.
FK Bylis e falënderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vijimin e karrierës së tij”, shkruan klubi ballshiot.