Policia e Lezhës ka proceduar një 66-vjeçare, e cila drejton një shkollë private dhe nga verifikimet rezultoi se nuk ka liçensë për arsimin fillor.
Klementina Shahini, Dr. e Shkollës “Lezha Academik Center” dyshohet se bënte punësime sezonale të stafit pedagogjik, me periudha 3-4 mujore dhe nuk i deklaron si punësime të ligjshme duke shmangur detyrimet tatimore.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.