Pasditen e sotme ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dhendias ka zhvilluar një mbledhje në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm. Në mbledhje është vlerësuar situata e krijuar nga kriza në Lindjen e Mesme dhe përgatitja e një plani për mbrojtjen antibalistike të vendit.
Kjo mbledhje u zhvillua mbi një orë dhe u vendos që të përditësohet plani i mbrojtjes ajrore. Sipas burimeve, mbledhja kishte si qëllim përgatitjen e vendit për të gjitha eventualitetet, veçanërisht nëse SHBA-të përfshihen në mënyrë aktive në konfliktin Izrael-Iran.
Ndërsa kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, duke folur në një konferencë për FT ka vënë në dukje se Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion ushtarak.