-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xi Jinping: Kina dhe Afrika bashkë për paqe pas krizës në Lindjen e Mesme

Kryesoret

Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se Kina është e hapur për të thelluar bashkëpunimin me vendet afrikane në përballimin e ndikimeve që po shkakton konflikti në Lindjen e Mesme.

Këto komente ai i bëri në Pekin gjatë një takimi me presidentin e Mozambikut, Daniel Chapo, ku u diskutua edhe për efektet që tensionet në Lindjen e Mesme po kanë në disa shtete të Afrikës.

Xi vuri në dukje se krizat e tilla kanë pasoja që shtrihen përtej rajonit ku ndodhin, duke prekur edhe ekonominë dhe stabilitetin e vendeve të tjera.

Ai theksoi nevojën që Kina dhe Afrika të veprojnë të koordinuara për të nxitur paqen dhe zhvillimin, si dhe për të bërë thirrje për ndaljen e luftimeve përmes një armëpushimi.

Në të njëjtën kohë, Xi kërkoi forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mbi bazën e “multilateralizmit të vërtetë”, duke nënvizuar rolin e përbashkët të vendeve në menaxhimin e krizave globale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit