Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet nga procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës. Sipas rezultateve deri tani Partia Socialiste ka humbur 38 vota nga numërimi, ku më para kishte 6472 dhe tani ka 6434.
Ndërsa Partia demokratike ka pasur 7412 vota dhe nga rinumërimi tani ka 7401 vota.
Partia Koalicioni Euroatlantik fiton 2 vota, nga 442 që kishte më 11 maj, nga rinumërimi doli me 444 vota.
Partia Mundësia fiton 2 vota, nga 471 që kishte nga numërimi i parë, në 473 vota në numërimin e dytë. Ndërsa koalicioni Djathtas për Zhvillim, ka fituar 1 votë nga 19 që kishte, tani ka 20 vota.