Aktorja Ana Lika ka treguar për herë të parë se është diagnostikuar me një problem neurologjik, një formë epilepsie.
Ajo u shpreh se përjetoi një krizë epilepsie gjatë ekografisë së parë të vajzës dhe kishte frikë të tregonte që ishte e sëmurë. Aktorja ka treaguar se i ka kërkuar partnerit të saj, Bjordit që ishte i lirë të largohej pasi nuk dëshironte që ti bëhej barrë askujt.
“Pas humbjes së mamit, më diagnostikohet një problem neurologjik, një formë epilepsie. Kur po bëja ekon e parë të gocës, më kapi një krizë epilepsie e plotë. Kisha frikë të tregoja se isha e sëmurë. E ndërpreva gjidhënien, sepse nuk doja që goca ime të kishte një mama të paaftë, vendosa të mos i jepja gji.”, ka thënë aktorja.