Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se synimi i tij është që sa më parë të konstituohet Kuvendi, derisa tha se deputetët që dikur ishin në opozitë, po e pengojnë këtë gjë “në mënyrë brutale”.
Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit së pishinës gjysmëolimpike në Podujevë, Kurti është shprehur se deputetët e partive të tjera është mirë të pyetën pse po shkojnë në Kuvend pasi s’po votojnë. Ai i cilësoi deputetët si “nomadë”.
“Synimi ynë është që të kemi Kuvend. Fatkeqësisht deputetët opozitarë po e pengojnë votimin e këtij komisioni në mënyrë të brutale. Kjo është shkelje…Pra, ne po shkojmë të votojmë, e ata që s’po votojnë është mirë t’i pyesni pse po shkoni.
Unë s’kam munguar asnjëherë si kryeministër në detyrë, e as si deputet. Duhet t’i pyesni ata kur po vijnë, pse po vijnë. Unë s’e di pse po vijnë”, ka deklaruar Kurti para se të mbahej seanca të enjten.
Ai ka thënë se deputetët s’po duan “të kenë shtëpinë e tyre”, duke folur për Kuvendin, teksa shtoi se ende s’i ka ardhur radha Qeverisë Kurti 3.