-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ditëlindja e PS/ Rama: Nuk lodhemi së luftuari, synojmë integrimin në BE

Kryesoret

Kryeministri në fjalën e tij në 34-vjetorin e Partisë Socialiste u shpreh se fitorja nga zgjedhjet është një përgjegjësi e madhe. Rama u shpreh se socialistët nuk lodhen kurrë së fituari, si dhe së shpejti Shqipëria do të integrohet në BE.

“Ditëlindja bëhet e veçantë pasi vjen pas një fitore domethënës të PS. Një fitoreje, e cila vjen me një përgjegjësi. Ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe se reflektuari se çfarë mund të bëjmë më mirë.

Shumë gjëra duhen bërë më mirë në kushte kur kjo fitore është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendit dhe për ta integruar vendin në BE brenda kësaj dekade.

Nuk ka arsye më të fortë dhe domethënie më të madhe lidhur me përgjegjësinë se sa ky objektiv, i cili është objektiv sa i arritshëm dhe tejet i vështirë për t’u arritur, objektiv i afërt, aq dhe jashtëzakonisht i lidhur me sa shpejt sa ne jemi në gjendje të përmirësojmë çfarë është për të përmirësuar dhe të përmbushim se çfarë duhet përmbushur.”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit